Sa punëtorë të Ferronikelit janë rikthyer në punë [video]

22 Nëntor 2016 - 19:26      

Rreth 850 punëtorë të Ferronikelit i janë rikthyer procesit të punës pas disa muajsh ndërprerje të prodhimit për shkak të krizës së madhe të çmimeve të metaleve në berëzat botërore, raporton KTV.

Punëtorët shprehen të lumtur me kthimin në vendin e tyre të punës, pasi nga kjo pagë varen edhe familjet e tyre, si dhe shumica kanë obligime ndaj bankave.

Për sindikatën e kësaj fabrike ka qenë me rëndësi që të gjithë punëtorët të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Sipas krye- sindikalistit deri në fund të këtij viti, punëtorët do të vazhdojnë të marrin 70% të pagës, ndërsa me kontratat e reja do ta marrin pagën në tërësi.

Fabrika është duke punuar vazhdimisht që nga mesi i tetorit, ndërsa nga fundi i tetorit ka nisur edhe eksportin e xehes, e cila ka arritur në 550 tonë nikel, edhe pse çmimet në berëzat botërore janë ende të ulëta.

Menaxhmenti i ri i ndërmarrjes i ka thënë KTV-së se përpos investimeve të reja të bëra për të kthyer ndërmarrjen në punë, pjesa dërrmuese e kompetencave që i kishin ndërkombëtarët kanë kaluar në stafin vendës.


Sa punëtorë të Ferronikelit janë rikthyer në punë by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...