Shtohen zërat për protesta kundër shtrenjtimit të rrymës [video]

22 Nëntor 2016 - 19:24      

Rritja e çmimit të rrymës, mund të nxjerrë sërish qytetarët në rrugë për të protestuar, raporton KTV.

Ankesat e qytetarëve për këtë dukuri kanë nisur pas fillimit të sezonit dimëror, atëherë kur, sipas tyre, KEDS-i fillon gjuetinë ndaj konsumatorit kosovar, duke i fryrë faturat dhe duke i rritur çmimet e rrymës.

Sipas qytetarëve, dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë evidente.

Një situatë të njëjtë e ka paraqitur edhe gazetari Avni Zogiani. Zogiani pajtohet me thirrjen e Këshillit për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut që të protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se KEDS-i aplikon tarifat e miratuara nga ZRRE si autoriteti kompetent për to në Kosovë. Ndërkaq, për të njëjtën arsye në vitin 2013, ishin mbajtur disa protesta nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar.


Shtohen zërat për protesta kundër shtrenjtimit... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...