Apeli përfundon shqyrtimin gjyqësor ndaj Oliver Ivanoviqit [video]

22 Nëntor 2016 - 19:22      

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Apelit ndaj Oliver Ivanoviq, i dënuar për krime lufte, raporton KTV.

Në seancën e fundit ka dëshmuar avokati Mahmut Halimi, për kohën sa ishte gjyqtar hetues në Mitrovicë.

Halimi ka konfirmuar se Ivanoviq nuk ishte hetuar e as nuk kishte aktakuzë më herët, por vetëm se ishte përmendur prej disa dëshmitarëve, ndërsa më pas lënda u ishte përcjellë organeve për hetimin e krimeve të luftës të UNMIK-ut.

Ngjashëm, edhe prokurori i apelit Lars Agren, ka thënë se hetimet ndaj Ivanoviqit, kanë nisur vetëm në vitin 2013.

Mbrojtja e Ivanoviqit ka insistuar se pika 1 e aktakuzës mbulohet nga parimi se askush nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën çështje. Olivar Ivanoviq, nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, është dënuar me 9 vjet burg për krime lufte.


Apeli përfundon shqyrtimin gjyqësor ndaj Oliver... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...