“Neglizhencat” që çuan në vdekjen e Astrit Deharit [video]

22 Nëntor 2016 - 19:02      

Tetëmbëdhjetë ditë i janë dashur Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë që të marrë vendim për suspendimin e zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, raporton KTV.

Në njoftimin e Ministrisë dërguar medieve, thuhet se Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, porse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale.

Derisa Ministria e Drejtësisë ka kërkuar hetime të pavarura për rastin nga Britania, kërkesë kjo që i është bërë Ambasadës Britanike në Kosovë, familja e të ndjerit Astrit Dehari e quan këtë kërkesë të ministres Dhurata Hoxha, të papranueshme përderisa nuk është konsultuar me familjen.

Sipas familjes Dehari, kërkesa e ministres Hoxha është “pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj Qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin dhe zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë”.

“Pa dorëheqjen e ministres Hoxha dhe ministrit Hyseni dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale, ne, si familje Dehari, nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare, pavarësisht vlerësimit të lartë që kemi dhe reputacionit të lartë që ka Scotland Yard”, thuhet tutje në këtë letër.

 


“Neglizhencat” që çuan në vdekjen e Astrit Deharit by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...