22 Nëntor 2016 - 17:51
Është shqetësues fakti se siç thuhet, Halili është degraduar për pesë shkallë në pozitë dhe dënim me gjashtë muaj largim nga puna, duke shkelur procedurat dhe ligjet në fuqi, vazhdon kumtesa.
Në këtë rast, mediumi publik duhet që t’i respektojë të gjitha ligjet dhe proceduat dhe të rikthejë në pozitën paraprake redaktorin Halili.
AGK-ja kërkon nga menaxhmenti që të respektojë po ashtu vullnetin e me së 300 punëtorëve, redaktorë/gazetarë të RTK-së të cilët përmes një peticioni kanë kërkuar kthimin e redaktorit, Arsim Halili në vendin e tij të punës.
Sipas AGK-së, është i papranueshëm fakti që menaxhmenti i RTK-së të mos e marrë parasysh as konstatimin e Bordit të Drejtorëve të cilët sipas reagimit të Sindikatës së Pavarur, kishin konstatuar se për rastin e Halili janë përdorur standarde të dyfishta duke e dënuar për shkak të një statusi në profilin e tij privat, të thënë me sarkazëm lidhur me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...