Ndotje alarmante e ajrit në Shkup

22 Nëntor 2016 - 16:56      

Nivel shumë i lartë i ndotjes së ajrit gjatë ditës është shënuar në tërë Shkupin. Stacionet matëse të ajrit në komunën e Karposhit dhe Gazi Babës tregojnë përqendrim të grimcave PM 10 mbi 200 mikrogram në metër kub, ndërsa në Rektorat mbi 250 grimca PM10 në metër kub.

Nga qyteti i Shkupit thonë se po punojnë për përmirësimin e gjendjes.

Rregullisht aplikohet acetat magnez kalciumi nëpër rrugët e Qytetit, për zvogëlim të grimcave PM10 dhe 2,5. Nga ky vit aplikimi i saj nga ana e N.P “Higjiena Komunale”, transmeton kp, do të jetë i rregullt, e cila ka 12 kamionë të specializuar për spërkatje të kësaj materie, ndërsa do të sigurojnë edhe sasi të reja kalciumi të cilat janë të nevojshme për spërkatje të bulevardeve. Përveç kësaj do të ndiqen rrugët rreth së cilave ndërtohet që rregullisht të pastrohen që të hiqet pluhuri, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Mjekët thonë se pasojat shëndetësore nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit janë të mëdha, ndërsa rekomandojnë që të sëmurët kronik t’i shmangen daljes jashtë derisa ajri është i ndotur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...