Delawie takohet me Havollin, i jep përkrahje në luftimin e korrupsionit

22 Nëntor 2016 - 16:21      

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi,  Havolli e njoftoi diplomatin amerikan me prioritetet e Agjencisë dhe sfidat me të cilat po përballet në zhvillimin e politikave anti- korrupsion, ndërsa falënderoi atë për përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria amerikane ka dhënë në fuqizimin e klimës anti-korrupsion në Kosovë, dhe ndihmën që mekanizmat amerikanë u kanë dhënë institucioneve kosovare që janë të mandatuara për zbatimin e ligjit.

Shefi i AKK-së përmendi angazhimet e që është duke i bërë Agjencia në forcimin e politikave kundër korrupsionit, për të siguruar zbatueshmërinë maksimale të kuadrit ligjor, transmeton Kosovapress.

Nga ana e tij ambasadori Delawie i siguroi mbështetje të pa rezervë në punën e tij dhe angazhimeve në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë, që në fakt janë dy shtyllat kryesore të misionit të Agjencisë.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë, për thellimin e bashkëpunimit dhe garantoi përkrahje për Agjencinë në fuqizimin e politikave anti-korrupsion drejt realizimit me sukses të mandatit të saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...