22 Nëntor 2016 - 15:41
Me këtë rast, Thaçi, bashkë me auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmanin, kanë shpërndarë certifikata për auditorët e rijnë, të cilët do të kontribuojnë në përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e llogaridhënies në institucionet publike të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate.
Në fjalën e tij, Thaçi, ka thënë se përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe mirëpret punën e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të kësaj zyre, transmeton Koha.net. Raportet vjetore të Zyrës së Auditorit, sipas tij, janë sot një burim i vlefshëm i informimit për punën e institucioneve shtetërore.
“Në fakt, këto raporte janë kthyer në udhërrëfyes për të gjitha institucionet publike në Kosovë se si të shpenzojnë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve paranë publike”, është shprehur Thaçi.
Para shumë personaliteteve të kësaj fushe, Thaçi ka theksuar se qëllimi përfundimtar i kësaj është që të përmirësohet edhe më tutje qeverisja në Kosovë, në të gjitha nivelet. Ai ka shtuar se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të rrisin bashkëveprimin institucional me qëllim të forcimit të qeverisjes dhe ligjshmërisë.
Ai gjithashtu ka thënë se e tërë kjo, jo vetëm që do të sjellë qeverisje më të mirë, por do të rrisë edhe më tutje besimin e qytetarëve në institucionet publike.
“Sot po shënojmë edhe një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të auditimit publik në Kosovë. Auditorëve të certifikuar u uroj për këtë arritje të shkëlqyeshme, ndërsa Auditorit të Përgjithshëm dhe personelit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, u uroj punë të mbarë dhe të suksesshme”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...