22 Nëntor 2016 - 15:34
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Havolli e njoftoi diplomatin amerikan me prioritetet e Agjencisë dhe sfidat me të cilat po përballet në zhvillimin e politikave anti- korrupsion, ndërsa përmendi angazhimet që po bëhen në forcimin e politikave kundër korrupsionit, për të siguruar zbatimin maksimal të kuadrit ligjor, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se Delawie i siguroi mbështetje të pa rezervë në punën e tij dhe angazhimeve në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë, që në fakt janë dy shtyllat kryesore të misionit të Agjencisë. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë, për thellimin e bashkëpunimit dhe garantojë përkrahje në fuqizimin e politikave anti-korrupsion drejtë realizimit me sukses të mandatit të saj.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për fuqizimin e përpjekjeve për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë që esencialisht sigurojnë zhvillimin e një shoqërie me vlera demokratike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...