Kolonel Hysni Shabani përcillet me mirënjohje nga FSK-ja

22 Nëntor 2016 - 15:28      

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës sot organizoi ceremoni me rastin e pensionimit të kolonel Hysni Shabanit, shefi i Departamentit për Inteligjencë dhe Siguri në MFSK.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, me rastin e përfundimit të shërbimit të kolonel Shabanit, në emër të Ministrisë dhe në shenjë falënderimi i ndau Mirënjohje me motivacionin për shërbim të suksesshëm, kontribut të palodhur dhe angazhim maksimal gjatë kohës së shërbimit në FSK si dhe gjatë kohës sa ishte në detyrën e shefit të Departamentit të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga kjo ministri, Demolli foli me admirim për punën e palodhshme të kolonel Hysni Shabanit gjatë shërbimit të tij në MFSK dhe FSK, si dhe për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së.

Ndërkaq, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Rrahman Rama në emër të FSK-së, kolonel Shabanit i ndau Medalje për shërbim të suksesshëm, duke u shprehur mirënjohës për kontributin e tij të frytshëm gjatë periudhës më të vështirë të Kosovës gjatë luftës, pastaj gjatë shërbimin në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës(TMK) si dhe gjatë shërbimit në Forcën e Sigurisë, në detyra të ndryshme me përgjegjësi të lartë.

Ndërsa, kolonel Hysni Shabani në fjalën e tij, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se, ndjehet i lumtur që ka shërbyer në FSK dhe se ditën e përfundimit të shërbimit të tij në FSK, pra ditën e pensionimit të rregullt, po e përjeton në një kohë kur Kosova ka ngritur, konsoliduar dhe avancuar institucionet e saj. Ai po ashtu tha se, ndjehet jashtëzakonisht i lumtur se sot po e lënë FSK-në institucion të qëndrueshëm, me një të ardhme të ndritshme dhe që gëzon besim të madh të qytetarëve të vendit.

Kolonel Hysni Shabani, u lind në Aqarevë të Komunës së Skenderajt. Në vitin 1988 kishte lënë ditarin e arsimtarit dhe punën me nxënës për të komanduar Brigadën 113 ,,Mujë Krasniqi’’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më pas në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ka shërbyer në detyra të larta komanduese, si dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës në pozita dhe detyra të ndryshme me përgjegjësi, duke përfunduar karrierën ushtarake në detyrën e shefit të Inteligjencës dhe Sigurisë në MFSK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...