Kosova kërkon lehtësi tregtare në Evropën Juglindore

22 Nëntor 2016 - 15:04      

Në adresimin e saj para pjesëmarrësve, Bajrami theksoi se aktivitetet e ndërlidhura me programimin e këtij dokumenti do të përqendrohen në tri fusha kryesore: aftësitë dhe lëvizshmëria, konektiviteti dhe konkurrueshmëria, transmeton Koha.net.

“Të tri këto fusha janë të një rëndësie të madhe për ekonomitë e të gjitha shteteve tona si dhe për synimet tona për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Bajrami, e cila më tej shtoi se Qeveria e Kosovës i konsideron këto premisa të një rëndësie prioritare dhe për këtë qëllim ato janë po ashtu pjesë të rëndësishme të cilat i kemi përfshirë në kuadër të strategjive tona nacionale të cilat ne i kemi hartuar, si: Programin e Reformave Ekonomike 2016-2018: Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016 - 2021; Agjenda e Reformave Evropiane; Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, etj.

Bajrami potencoi më tutje se Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të jetë mbështetëse e implementimit të Strategjisë se Evropës Juglindore 2020 sepse kjo reflekton qasjen tonë konstruktive për bashkëpunim me vendet e rajonit si dhe ecje drejt integrimit në Bashkimin Evropian, sepse implementimi i saj prodhon zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.

Ministrja nënvizoi se implementimi i deritanishëm i Strategjisë së Evropës Juglindore (SEE 2020) ka sjellë rezultate të mira në aspektin ekonomik mirëpo mbeten edhe mjaft sfida të cilat duhet adresuar në të ardhmen sidomos në aspektin e lehtësimit të tregtisë.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...