22 Nëntor 2016 - 14:49
Në këtë samit pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe përfaqësues vendesh të tjera, ndër ta edhe Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë. Po ashtu është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentit të Francës, François Hollande, transmeton Koha.net.
Mediet e Beogradit kanë paralajmëruar se Ivica Daçiq do të bëjë përpjekje për të penguar njohje të reja të Kosovës, për çka sipas tyre udhëton atje edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë samit marrin pjesë 80 delegacione vendesh anëtare dhe vëzhguese të botës, ose një të tretën e vendeve anëtare të OKB. Ato po ashtu përdorin frëngjishten si gjuhë të vendit, zyrtare ose në komunikim ndërkombëtar.
Madagaskari, mikpritës i samitit, ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Serbia përfaqësohet në këtë organizatë si vëzhguese.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...