Thellohet bashkëpunimi shëndetësor Kosovë – Turqi

22 Nëntor 2016 - 14:33      

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani u takua me një delegacion të qytetit të Bursës nga Republika e Turqisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari i këtij qyteti Abdulkadir Karlik, të shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliq.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin midis Turqisë e Kosovës në fushën e shëndetësisë, në mënyrë specifike për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe midis autoriteteve lokale turke me institucionet në Kosovë.

“Rrahmani shprehu falënderimin për Republikën e Turqisë për bashkëpunimin e mirë në përmbushjen e Marrëveshjes pesë vjeçare për trajtimin për çdo vit të 100 pacientëve nga Kosova falas në Turqi, bashkëpunimin në realizimin e Javës shëndetësore Kosovë-Turqi dhe projekteve të tjera të përbashkëta që për synim kanë pasur mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë nga ana e Turqisë”, thuhet në komunikatë.

Kivilcim tha se Turqia do të vazhdojë të mbështes shëndetësinë në Kosovë me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ndërkohë që theksoi se MSh mund të zhvillojë bashkëpunim edhe me komuna të ndryshme në Turqi si ajo e Bursës.

Kurse Karlik është shprehur se në qytetin e Bursës çdo i dyti ose i treti banor ka origjinë nga Ballkani që bën që ky qytet të këtë lidhje edhe historike dhe familjare me shumë qytetarë të Kosovës, kështu që duke shfrytëzuar raportet e mira midis shteteve, ai tha se mund të hapen mundësi të reja bashkëpunimi edhe në fushën e shëndetësisë.

Në takim është biseduar edhe për projektet që Republika e Turqisë është duke i mbështetur në Kosovë si ai për mjekimin intensive në QKUK, derisa pritet që së shpejti të organizohet edhe Jave tjetër e Shëndetësisë midis dy shteteve, një aktivitet ky tashmë tradicional i bashkëpunimit Kosovë –Turqi në shëndetësi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...