Vizat amerikane tash vazhdohen edhe në Prishtinë

22 Nëntor 2016 - 13:45      

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se vazhdimi i vizave mund të bëhet tani direkt edhe në Prishtinë, pa pasur nevojë që të shkohet në Shkup.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J ( ende të vlefshme ose të skaduar jo më shumë se 48 muaj më parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë), dhe kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ridhënies së Vizave. Aplikantët duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të ri”, thuhet në konfirmimin e Ambasadës amerikane, transmeton Koha.net.

Më tutje bëhet e ditur se, “nuk ka tarifë shtesë për këtë, por aplikantët duhet të paguajnë tarifën e rregullt MRV, që cila varet nga klasa e vizës që aplikoni. Pagesat MRV që bëhen përmes bankave lokale nuk pranohen për rastet e përpunuara në Prishtinë. Aplikantët duhet të paguajnë në sistemin konsullor në Prishtinë. Zyrtari Konsullor rezervon të drejtën të kërkojë që çdo aplikant të jetë i pranishëm personalisht”.

Një komentues në Facebook ka pyetur Ambasadën nëse mund të aplikohet për vizë edhe për herë të parë në Prishtinë.

Përgjigja ka qenë negativa, e cila thotë se, “fatkeqësisht, personat që dëshirojnë vizë për herë të parë duhet të aplikojnë në Ambasadën amerikane në Shkup. E kuptojmë se kjo mund të mos jetë e përshtatshme për ju, por nuk kemi hapësirë të mjaftueshme në Ambasadën aktuale (në Prishtinë). Kjo do të jetë e mundshme kur të hapet ambasada jonë në vitin 2018”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...