22 Nëntor 2016 - 13:11
Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e inspektimit të procedurave të ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit, Astrit Dehari.
Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D., edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale.
Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit (bëhet fjalë për Destan Zogaj, sqarim i redaksisë), të cilit po ashtu i është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...