Hoxha: I domosdoshëm rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale

22 Nëntor 2016 - 12:08      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë takimit të radhës së Grupit punues për rishikimin e drejtësisë penale ka thënë se Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale duhet patjetër t’i nënshtrohen këtij procesi.

“Përmes këtij procesi para së gjithash synojmë t'i arrijmë objektivat, përfshirë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit të kësaj fushe, përgjithësisht me fokus rishikimi i dispozitave që i referohen korrupsionit dhe krimit të organizuar, adresimin e sfidave apo vështirësive që kanë hasur organet e zbatimit të legjislacionit penal, si dhe adresimin e të gjeturave nga raporti i Progresit i Komisionit Evropian”, tha Hoxha, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale të konsideruara si kode mjaft të avancuara e të cilat kanë filluar të zbatohen që nga viti 2013, si rezultat i konsultimeve që janë bërë me institucionet e zbatimit të tyre dhe partnerët ndërkombëtar, është konstatuar se jo vetëm që është e nevojshme, por është edhe e domosdoshme t'i nënshtrohen procesit të rishikimit të drejtësisë penale, me theks Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale si dhe legjislacionin tjetër i cili direkt apo indirekt parasheh dispozita të kësaj fushe, transmeton Koha.net.

Hoxha theksoi se ju ka dërguar shkresë institucioneve që merren me zbatimin e legjislacionit penal dhe që ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve dhe propozimeve, dhe atë nga gjykatat, prokuroritë, policia, shoqëria civile, si dhe nga partnerët ndërkombëtar.

“Me qëllim të shqyrtimit të këtyre komenteve dhe propozimeve, kam themeluar grupin punues, me këtë rast dua t’i inkurajoj anëtarët e grupit punues që këtë çështje ta trajtojë me prioritet, po ashtu e ritheksoj se e keni përkrahjen time të plotë që rishikimi i drejtësisë penale të përfundohet sa më parë”, u shpreh ajo.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...