22 Nëntor 2016 - 11:07
Të katër projektet do të realizohen me standarde të larta, ndërsa ruajtja e brezit rrugor dhe brezit mbrojtës rrugor të këtyre rrugëve dhe e të gjitha rrugëve të tjera nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës do të bëhet si vijon:
Në bazë të ligjeve: Ligjit për Rrugët Nr.2003/11, neni 26 dhe Ligjit Nr. 03/L-120, për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit për Rrugët 2003/11, të mos ndërtohet në brezin e rrugës dhe në brezin mbrojtës të rrugës, e cila është:
a) 20 metra nga rrugët nacionale dhe
b) 10 metra nga rrugët rajonale
Segmentet rrugore, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës përmes kredisë nga BERZH-i, janë:
1. Zgjerimi i rrugës rajonale R-107, segmenti Piranë, hyrja e qytetit të Prizrenit, me gjatësi 3.00 km, e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;
2. Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti hyrja e qytetit të Ferizajt, me gjatësi 5.60 km (nga Prelezi i Jerlive deri te Fshati i Vjetër), e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi, me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;
3. Rruga nacionale N 25.2, segmenti hyrja e qytetit të Gjilanit, me gjatësi 3.00 km (nga liqeni deri te qendra e Gjilanit), që do të zgjerohet nga dy në 4 korsi, me ishull ndarës në mes dhe me trotuar, si dhe
4. Rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan, me gjatësi 11.00 km.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...