22 Nëntor 2016 - 10:57
Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në lansimin zyrtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Mustafa tha se Qeveria ka marrë hapa konkret për vendosjen e fëmijëve në qendër të prioriteteve.
Sipas kryeministrit, strategjia kombëtare për zhvillim në katër shtyllat e saj orienton përpjekjet e Qeverisë drejt zhvillimit të shtetit për zhvillim dhe jetë të shëndoshë të fëmijëve.
“Fëmijët e Kosovës kanë të drejtë t’i gëzojnë të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Me kënaqësi mund të them se legjislacioni është në përputhje me standardet evropiane sa i përket të drejtave të fëmijëve”, tha Mustafa, transmeton KP.
Ai thotë se të dhënat nga indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve ndihmojnë në identifikimin e fushave për përpjekjet e Qeverisë për arritjen e standardeve të BE-së.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...