Mosemërimi i ministrit të Integrimeve, qasje “joserioze” karshi integrimeve

22 Nëntor 2016 - 07:36      

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi proklamon se ka prioritet përshpejtimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Por janë bërë më shumë se dy muaj qëkur Ministria e Integrimeve Evropiane ka mbetur pa titullar, pasi atë vendosi ta braktiste ish-ministri Bekim Çollaku, për t’iu bashkuar kabinetit të presidentit Hashim Thaçi.

Partnerët e koalicionit nuk kanë dhënë arsyet e këtyre vonesave. Por burime të gazetës kanë thënë se PDK-ja nuk është fort e interesuar për ta plotësuar këtë pozitë, “pasi tashmë orientimin e kanë kthyer nga zgjedhjet e parakohshme”.

Sekretari i Partisë Demokratike, i pyetur për vonesat në emërimin e ministrit, ka thënë se për momentin nuk mund të flasin. Ai ka thënë se aktualisht janë të fokusuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...