Vëllai i Zahir Pajazitit akuzohet se ia mundësoi jashtëligjshëm pensionin një familjeje të dëshmorit

22 Nëntor 2016 - 07:17      

Dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale janë akuzuar së fundi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se ia kanë mundësuar jashtëligjshëm një personi që të marrë pensionin e dëshmorit për pesë vjet.

Bajram Pajaziti, i cili është vëllai i heroit Zahir Pajaziti, si dhe Bajram Azemi po ndiqen penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në bazë të aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, të pandehurit në vazhdimësi prej muajit gusht të vitit 2009 deri më datën 13 tetor të vitit 2014 ia kanë mundësuar marrjen e pensionit të dëshmorit Rexhep Haxhës, i cili është babai i dëshmorit Bahri Haxha.

Bajram Azemi, në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Departamentit për Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës e viktimave civile në Ministri, si dhe Bajram Pajaziti në cilësinë e drejtorit të Departamentit të lartcekur, duke i tejkaluar autorizimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për mijëra euro. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...