21 Nëntor 2016 - 23:30
Kështu deklaroi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, e cila thotë të ketë pranuar një letër nga Shoqata e Naftëtarëve, ku pohohet se do ta mbështesin ligjin.
“Ne e kemi dërguar në Kuvend ligjin i cili vendos baza të kontrollit të cilësisë së naftës, por ligji më është kthyer qysh në leximin e parë për shkak të naftëtarëve. Dhe është shumë interesant që unë sot kam marrë një letër nga Shoqata e naftëtarëve e cila thotë se ata mbështesin Ligjin ashtu siç është”, deklaroi Bajrami në emisionin “Ekonomia me Erëzën”.
Bajrami tha gjithashtu se nuk i di arsyet që kanë çuar deri te ky ndryshim, por tregon se Ligji është vendosur të jetë pikë e rendit të ditës me 30 Nëntor.
“Nuk e di pse kanë ndryshuar, pse tash ato vërejtjet që kryetari i Shoqatës dhe të tjerët i kanë pas për Ligjin”.
Aktualisht në Kosovë janë 12 operatorë të licencuar për tregti me shumicë të derivateve dhe në tërë vendin janë 575 pika të shitjeve të karburanteve, përcjell Koha.net. Projektligji specifikon qartë sidomos çështjen e cilësisë së naftës, parasheh gjoba deri në 100 mijë euro për mashtrime, etj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...