21 Nëntor 2016 - 22:55
Por, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në një intervistë në emisionin “Ekonomia me Erzën” në KTV, e ka pranuar se dështimi i Brezovicës ka qenë i pritur, por se një gjë të tillë nuk ka mundur ta thotë paraprakisiht.
“Asnjëherë nuk kam qenë e bindur për konsorciumin, por unë si përfaqësuese e Ministrisë dhe Qeverisë për një projekt i cili është në proces nuk mund të dal para medieve dhe të them që projekti është drejt rrëshqitjes, dhe këtë asnjëherë mos e pritni as për projektet tjera. Unë kam pasur skepticizmin tim, por nuk kam pasur argumente”, u shpreh Bajrami në emision “Ekonomia me Erëzën”, transmeton koha.net.
Ministrja Bajrami, në “Ekonomia me Erzën” shpalosi edhe “Planin B” për Brezovicën.
“‘Plani B’ për Brezovicën është që ne t’i shohim kompanitë, t’i kontraktojmë ato dhe përmes Ligjit për Investime Strategjike ta përmbyllin procesin. Ne jemi duke i shikuar dhe si opsion që përmes procedurave të prokurimit publik ta kemi edhe një shprehje të interesit, dhe të gjitha vendimet për shpronësimeve valide t’i kemi deri në Nëntor të 2017”, deklaroi ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...