Më shumë se gjysma e avancimeve në nivel drejtues të shtetit - të jashtëligjshme [video]

21 Nëntor 2016 - 21:13      

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, për shkeljet dhe skandalet në shërbimin civil, kanë debatuar Shkëmb Manaj, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Tefik Mahmuti, drejtor i Departamentit për Administrimin e Shërbimit Civil në Ministri të Administratës Publike

Manaj ka deklaruar se nga 125 avancime të nivelit drejtues që janë realizuar në vitin 2016 në administratë janë anuluar mbi 50% të tyre, sepse, siç ka thënë ato janë avancuar në kundërshtim më rregullat.

“Nga 500 ankesa për vitin 2016 rreth 400 janë zgjidhur”, ka thënë ai.

Ankesat më të mëdha vijnë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Infrastrukturës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës.

Tutje Manaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar sa i përket procesit të klasifikimit dhe gradimit të vendeve të punës në shërbimin civil.

“Ligji për Shërbimin Civil dhe Ligji për Pagat ka hyrë në fuqi në vitin 2010, e edhe pas 6 vitesh nuk është rregulluar kjo çështje”.

Kur ka folur për moszbatimin e vendimeve të KPMSHC, Manaj ka thënë se janë Komuna e Prishtinës me katër vendime, Administrata Tatimore e Kosovës me tri vendime, Agjencia Pyjore me dy vendime, Ministria e Arsimit me një vendim dhe Ministria e Tregtisë me një vendim të pazbatuar.

“Rreth 50 ankesa i kemi pasur nga personat që kanë pasur aktakuza dhe dënime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ju sigurojë se KPMSHC asnjë ankesë nuk e ka aprovuar për kthim në vendin e punës për persona që kanë të ngritura aktakuza”, ka thënë Manaj.

Sa i përket pozitave të niveleve të larta si ajo e Sekretarit të Përgjithshëm po mendohet të ndryshohet dhe në të ardhmen sekretari të emërohet nga ministri dhe të quhet Sekretar i shtetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...