21 Nëntor 2016 - 20:57
Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet e sinjalizuar nga Policia dhe më pas ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, mes tyre edhe dy pedagogë.
Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Rokin Dabërdaku dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv, raporton Top Channel.
Ndërkohë me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, që prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.
Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj. Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.
Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm.
Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...