Hoxha s’e ka ndërmend t’i përgjigjet Kuvendit për raportim në rastin Dehari

21 Nëntor 2016 - 20:40      

Komisioni për Parlamentar për Legjislacion është mbledhur sot, ndër të tjera edhe për të kërkuar që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, si dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të raportojnë rreth rastit Dehari.

KTV ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prizrenit, Sylë Hoxha, i cili ka thënë se nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet ftesës së këtij komisioni për të raportuar lidhur me rastin Dehari.

Kjo pasi që sipas Hoxhës është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e pavarur të drejtësisë.

Ishte kryeprokurori Sylë Hoxha ai që para pak ditësh doli në konferencë për media, për të theksuar se Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje vdiq nga mbyllja e kanaleve të frymëmarrjes të shkaktuara nga vet ai me mjet të fortë, raporton Koha.net.

Familja Dehari përmes avokatit, Tomë Gashi si dhe lëvizja Vetëvendosje nuk po i besojnë këtij varianti, duke insistuar se bëhet fjalë për vrasje të dhunshme për 26 vjeçarin që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ditën e 5 nëntorit, kur kishte 68 ditë që po qëndronte si pjesë e një grupi prej 6 personash të dyshuar për një sulm me zolë ndaj Kuvendit të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...