21 Nëntor 2016 - 20:23
Një ditë pasi u bë publike se Kosova hyn në listën e 17 vendeve më të suksesshme për hapjen e bizneseve, Mustafa ka njoftuar se është lansuar cikli i ri i reformave që duhet ndërmarrë për të përmirësuar edhe më shumë renditjen.
“Sot u lansua cikli i ri i reformave që do të ndërmerren nga institucionet e Republikës së Kosovës në nivelin qendror dhe atë lokal, lidhur me përmirësimin e indikatorëve të Bankës Botërore për të bërit biznes. Kam kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse, që të angazhohen maksimalisht dhe me seriozitet të lartë që gjatë këtij cikli reformash të adresojnë shumë çështje konkrete të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mëtejmë të indikatorëve të Raportit të Bankës Botërore për të bërit biznes”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se është njoftuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se janë bërë përgatitjet e duhura që cikli i reformave të sjellë ndryshime pozitive në vend për shtim të aktivitetit ekonomik nga kompanitë vendore si dhe rritje të fluksit të investimeve të huaja direkte.
Mustafa në fund ka shtuar se pret që rangimi i radhës në indeksin e Bankës Botërore të jetë shumë më pozitiv.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...