Për zgjedhje të parakohshme dëgjohen zëra edhe në LDK [video]

21 Nëntor 2016 - 19:15      

Partnerët e koalicionit vazhdojnë të mos gjejnë gjuhën e përbashkët me përmbajtjen e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Vazhdimi i pakënaqësive shtyri kryetarin e komisionit për Buxhet që të kërkojë heqjen nga rendi i ditës të kësaj pike pasi këtë takim e kishin bojkotuar PDK-ja.

Mirëpo, me këto deklarime nuk u pajtuan anëtarët nga opozita, të cilët pasi morën fjalën lëshuan takimin duke mos u pajtuar me një kërkesë të tillë. Për të shkuar në zgjedhje u pajtua edhe Naser Osmani i LDK-së.

Në PDK nuk kanë pasur shumë gatishmëri që të flasin për arsyet e kundërshtimit.

Duke u munduar të fsheh pakënaqësitë mes dy partnerëve të koalicionit, Safete Hadërgjonaj ka thënë se brenda një periudhe të shkurtë kohore do të procedohet buxheti për votim.

Kjo është hera e katërt që ky komision ka dështuar të mbahet.


Për zgjedhje të parakohshme dëgjohen zëra edhe... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...