Raport i KTV-së në takimin e Mustafës me shoqërinë civile [video]

21 Nëntor 2016 - 19:17      

Shefi i ekzekutivit të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se çështja e riprocedimit të demarkacionit nuk ka përfunduar.

Ai po pret reflektimin e kundërshtarëve për të gjetur arsyen që të votojnë ratifikimin.

Mustafa ka shfrytëzuar një takim që pati me përfaqësues të shoqërisë civile për të lutur edhe një herë opozitën dhe të gjithë deputetët që të gjejnë forcën, argumentin dhe arsyen për ta votuar këtë marrëveshje, e cila, sipas tij, flet ekskluzivisht për interesat e Kosovës.

Mustafa ka ftuar edhe shoqërinë civile që të gjejnë gjuhë të përbashkët me ta dhe të punojnë në interes të vendit. Por, shoqëria civile ka akuzuar Qeverinë se nuk është interesuar kurrë të ketë bashkëpunim e OJQ-ve.


Raport i KTV-së në takimin e Mustafës me... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...