Akuza, fyerje e tension në Kuvend për rastin Dehari [video]

21 Nëntor 2016 - 19:02      

U mblodhën për të diskutuar se si do ta ftonin kryeprokurorin e Prizrenit, Sylë Hoxha, dhe ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për raportim rreth rastit Dehari, por mbledhja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion kaloi me shumë tensione dhe akuza, saqë nuk arritën fare te kjo pikë.

Deklaratat e kryetares së këtij komisioni, Albulena Haxhiu, drejtuar institucioneve të shtetit për ‘vrasjen e Deharit” nxitën reagimin e Armend Zemajt të LDK-së.

Ai akuzoi Vetëvendosjen se ishte shtytëse që Dehari të kryente vetëvrasje, raporton KTV.

E, debati i ashpër i zhvilluar mes Zemajt dhe Haxhiut bëri që të gjithë anëtarët e komisionit të partive politike të largohen nga kjo mbledhje.

Për deputetin e LDK-së është keqardhje se si rasti i Deharit po përdoret për politikë.

Debati i kryetares së këtij komisioni, Albulena Haxhiu, vazhdoi edhe me deputeten e PDK-së, Selivje Halimi.

KTV ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prizrenit. Sylë Hoxha, i cili ka thënë se nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet ftesës së këtij komisioni për të raportuar lidhur me rastin Dehari. Kjo pasi që sipas Hoxhës është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin e pavarur të drejtësisë.


Akuza, fyerje e tension në Kuvend për rastin... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...