Gjuriq – ambasadorit gjerman: Po presim Prishtinën të themelojë ASK-në

21 Nëntor 2016 - 18:48      

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore ambasadorin Christian Helbaha.

Gjuriq ka thënë se Beogradi pret që Prishtina menjëherë të miratojë një dekret për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Siç transmeton FoNet, zyrtarët vlerësuan se arritja e marrëveshjes për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin në mes të Beogradit dhe Prishtinës shënon përmirësim të dukshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, dhe se ai duhet të shërbejë si forcim i konstruktivitetit dhe besimit të palëve të përfshira në dialog.

Gjuriq, transmeton FN, theksoi se gatishmëria e Prishtinës që më në fund të zhbllokojë procesin e formimit të Asociacionit të komunave serbe do të jetë një lloj testi i dëshirës dhe aftësive për të zbatuar marrëveshjet e arritura, përcjell Koha.net.

Siç ka thënë Gjuriq, “Ne presim që institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar sa më shpejt që të jetë e mundur të miratojnë dekretin mbi krijimin e ASK-së”.

Gjuriq nuk ka lënë pa përsëritur edhe atë se “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, siç është ligji për Trepçën, përbën një kërcënim konstant për stabilitetin politik në Kosovë dhe efikasitetin e dialogut me Beogradin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...