Mustafa pret Dinoshën, asnjë fjalë për demarkacionin

21 Nëntor 2016 - 18:08      

Asnjë fjalë nuk është thënë për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, në takimin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pasur sot me ambasadorin e shteti fqinj, Ferhat Dinosha.

Kështu së paku sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Kryeminsitrit që e ka dhënë lajmin për takim mes tyre.

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, foli për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, thuhet më tej në njoftim.

“Relacionet ndërfqinjësore të Republikës së Kosovës me Malin e Zi janë model për rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme brenda dy vendeve nuk i dëmtojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, pasi që dy popujt dhe institucionet tona kanë vullnet të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes tyre”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.

Ambasadori Ferhat Dinosha, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, shprehu përkushtimin e Malit të Zi për thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Ambasadori Dinosha, po ashtu, theksoi angazhimin e tij gjatë misionit në Kosovë, për zgjerimin e bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera në Kosovë dhe në Mal të Zi dhe për adresimin e çështjeve në interes të përbashkët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...