21 Nëntor 2016 - 16:35
Një takim të veçantë Ministri Hyseni ka zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme me Emily Haber, Sekretare e Shtetit.
Në të dyja takimet është biseduar për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë dhe në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani, në fushën e sigurisë. Ndonëse, ishte konstatim i përbashkët se Partneriteti strategjik midis Kosovës dhe Gjermanisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit është i qëndrueshëm, u trajtuan modalitete dhe projekte të ndryshme të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit.
Në këto takime në mënyrë të veçantë u trajtua çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. U theksua s Kosova duhet të përmbush edhe kriteret e mbetura.
Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të bashkëpunimit policor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...