Ushtria shqiptare largon Kallashnikovin, armatoset sipas kushteve të NATO-s

21 Nëntor 2016 - 16:10      

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka deklaruar se në fillim të vitit të ardhshëm Forcat e Armatosura shqiptare do të jenë të armatosura tërësisht sipas standardeve dhe kushteve të NATO-s.

Ajo ka njoftuar se ushtria shqiptare do të zhdukë përgjithmonë nga armatimet e saj simbolin e ushtrisë sovjetike, Kallashnikovin.

“10 milionë euro janë një shumë e konsiderueshme për buxhetin e mbrojtjes dhe me 5 mijë pushkët automatike të reja nga Italia ne do të mbyllim ciklin e suportit me armatim të standardit të NATO-s në gjithë FA-të”, nënvizoi Kodheli.

Forcat e Armatosura shqiptare do të marrin edhe 250 mjete ushtarake të blinduara, që vijnë si donacion nga qeveria amerikane. Ky donacion do të vijë në fillim të vitit të ardhshëm.

Shqipëria është ndër vendet që nuk e plotëson kushtin e Aleancës për shpenzim të 2 për qind të buxhetit kombëtar për ushtrinë, megjithë rritjen e rrogave për ushtarakët. Buxheti do të ulet me 0.1 për qind vitin e ardhshëm, por këto dy donacione, sipas qeverisë, do ta balancojnë atë, raporton tch.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...