21 Nëntor 2016 - 16:05
Rrahmani njoftoi të pranishmit me aktivitete e kryera deri më tani në kuadër të përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore, ku tha se për funksionalizimin dhe qëndrueshmërinë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, rol të rëndësishëm luajnë komunat gjegjësisht drejtoritë përkatëse dhe institucionet shëndetësore të nivelit primar.
Ai tha se “MSh është në fazën përfundimtare me përgatitjet për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore, dhe poashtu po punohet intenzivisht me qëllim të përgatitjes me fillimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në kohë sa më të afërt për qytetarët e vendit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore”.
Kryesuesi i Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Asociacionit të Komunave, Arben Vitia, ka falënderuar Ministrin Rrahmani për mbështetjen që po i jep Kujdesit Parësor Shëndetësor, dhe po ashtu ka njoftuar për aktivitetet që kryhen në kuadër të këtij kolegjiumi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...