21 Nëntor 2016 - 16:03
Ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor, ku i riu në fjalë, i maskuar e në shoqërinë e personave të tjerë dogji publikisht flamurin grek.
Skena, u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, me thirrjet “Vdekje Greqisë!”.
Lajmi mori dhenë në mediat greke, ndërkohë që autoritetet e cilësuan provokim të pastër dhe i riu akuzohet për “nxitje të urrejtjes etnike”.
Sipas mediave greke, aktualisht profili i Skerdi Avdulit në rrjetin social “Facebook” rezulton i mbyllur, kurse mbi 33.235 persona rezultojnë se e kanë pasur këtë pjesë të bisedave.
Për kapjen e të riut shqiptar, që mësohet se jeton në Athinë janë angazhuar jo vetëm dhjetëra forca policie, por edhe ato të shërbimeve inteligjente greke, të cilat ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...