Flamur Noka përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë

21 Nëntor 2016 - 15:48      

Taulant Balla tha se deputeti i PD, Flamur Noka është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Sipas Ballës, deputeti Noka ka shkelur rregulloren pasi sot ka qenë i pranishëm në Komision.

Balla: Kryetarja e seancës, Leskaj i ka bërë me dije tërheqjen e vëmendjes dhe më pas hyn në parashikimet e nenit 65 ku jepet dënimi maksimal dhe dënimi maksimal është 10 ditë kalendarike përjashtim.

Ajo që më vjen keq është se grupi parlamentar i PD duhet të ketë një jurist, pavarësisht se këta kanë këshilltar Agron Kuliçajn, i cili duhet t’u shpjegojë rregulloren e Kuvendit, se ai paguhet si këshilltar i PD, ose si jurist apo çështje të sigurisë dhe të lexojë që deputeti Noka është i përjashtuar nga punimet e seancave plenare dhe komisioneve, nga dita e enjte që ka hyrë në fuqi për 10 ditë që i bie deri në fund të kësaj jave.

Nuk ka propozim sepse neni hyn automatikisht. Deputetët e PD janë në një shkelje të përditshme të rregullores së Kuvendit. Edhe sot rregullorja është shkelur nga deputeti në fjalë.

Ndërsa për Palokën, Balla tha se u përjashtua me 5 ditë. Ai deklaroi se PD po tenton të dëmtojë imazhin e Parlamentit.

Balla: Byroja mori në shqyrtim kërkesën e 7 deputetëve. U treguam më dorëlëshuar në vendimmarrjen që i takon Byrosë dhe u mor vendimi për përjashtimin e tij 5 ditë dhe jo 10 ditë. Ka një prirje e PD-së që tentojnë të dëmtojnë imazhin e parlamentit, dhunë, dhunë verbale, fizike, bllokim të funksionimit normal të seancës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...