Kosova do intensifikim bashkëpunimi me Preshevën

21 Nëntor 2016 - 15:06      

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe suksese në punën e tij, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.

Hoxhaj shprehu gatishmërinë për intensifikimin e kontakteve dhe për bashkëpunim më të madh ndër-institucional, duke shtuar se qytetarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetjen e institucioneve të Kosovës për garantimin e të drejtave të tyre në Preshevë.

U bisedua edhe për projekte dhe aktivitete konkrete që mund të realizohen dhe që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.

“Biseduam për ide projektesh dhe aktivitete konkrete të cilat mund t’i realizojmë së bashku. Realizimi i tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Preshevës”, deklaroi Hoxhaj.

Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe komunës së Preshevës për aktivitetet dhe projektet e ardhshme të përbashkëta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...