Belgjika vazhdon përkrahjen për Kosovën

21 Nëntor 2016 - 14:55      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ta takuar sot shefin e ri të Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Jean Louis Servais me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net .

Hoxha vlerësoi bashkëpunimin e ndërsjellë dhe theksoi se mbështetjen e Belgjikës për drejtësinë e Republikës së Kosovës si shumë të vlershme dhe të mirëseardhur.

Bashkëpunimi bilateral në drejtësi, në veçanti për lëndët penale, civile dhe çështjen e ekstradimit, të zhvilluar deri më tash është bërë mbi bazën e besimit reciprok, kjo çështje mund të avancohet me marrëveshje bilaterale.

Shefi i Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Jean Louis Servais, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe theksoi se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike, në veçanti drejtësisë duke ngritur marrëdhëniet me marrëveshje bilaterale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...