Foto: Koha / ilustrim

Apeli lë në fuqi masën e paraburgimit për 17 të dyshuar për terrorizëm

21 Nëntor 2016 - 14:53      

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë fuqi të premten me 18.11.2016, masën e paraburgimit ndaj 17 personave të dyshuar për “Përgatitje e veprave penale terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga Gjykata e Apelit, transmeton Koha.net.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit ka refuzuar sit ë pa bazuar ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve B.B,V.I.,L.M., L.M., K.P., L.V., L.G., A.A., A. Sh., Xh. T., M. Sh., B.P., L.S., A.K., H.R. dhe F.G. ,të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.11.2016.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesë nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, nga ana tjetër gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...