Kosova e rrezikuar në fushën kibernetike

21 Nëntor 2016 - 12:56      

Shumica e institucioneve të Kosovës kanë zhvendosur punën e tyre në internet, ku në të njëjtën kohë, ata i ekspozohen edhe rreziqeve të ndryshme në hapësirën kibernetike të internetit. Kështu u tha sot në konferencën e parë rajonale për siguri kibernetike “Bashkërisht ta ngremë sigurinë kibernetike”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Nehat Mustafa, ka thënë se Kosova është në fazën e hartimit të disa ligjeve që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike.

“Shumica e institucioneve të Kosovës kanë zhvendosur punën e tyre në internet, përfshirë këtu edhe organizatat që ofrojnë shërbime në infrastrukturë, Megjithatë në të njëjtën kohë, ata i ekspozohen edhe rreziqeve të ndryshme në hapësirën e internetit. Këto rreziqe qëndrojnë tek cenimi i pashmangshëm në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe mund të shkaktojnë mungesa të shërbimit apo edhe keqpërdorim të shërbimeve duke rrezikuar me dëmtim të mundshëm të jetës së njerëzve, humbje ekonomike në masë të madhe, rrënim të rendit publik si dhe kërcënim ndaj sigurisë shtetërore”, citon kp të ketë thënë Mustafa.

Ndërsa, zëvendësministri i Shqipërisë, Stefan Çipa ka prezantuar masat dhe bazën ligjore të cilën ka ndërmarrë Shqipëria për këtë dukuri.

“Shqipëria ka bërët hapa të rëndësishme që nga viti 2008 e në vazhdim në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë ndërkombëtar në luftën kundër krimeve kibernetike , dhe krijimin e strukturave përkatëse lidhur me parandalimin e goditjeve të veprave penale në këtë fushë. Kemi ratifikuar konventën evropiane në fushën e kibernetikës”, tha Stefan Çipa.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ka thënë se duhet që vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, të kenë bashkëpunim në këtë fushë.

“Ne deri më tani kemi arritur që të krijojmë një infrastrukturë të suksesshme në bashkëpunim me Republikanë Kosovës, Shqipërisë dhe institucioneve të tjera , në fushën e sigurisë shtetërore, sigurisë publike, në fushën e bashkëpunimit ndërkufitare për të ndjekur kryerësit e veprave penale në kontunitet...Bashkëpunimi do duhej të shtrihet edhe në fushën e sigurisë kibernetike, për arsye se ne vlerësojmë që vullneti i dinjiteti i qytetarit liria dhe respektimi i jetës private është një vlerë, standardë institucional”, tha ai.

Deri në vitin 2020 është paraparë të do të ketë 26 miliardë pajisje të internetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...