Foto: Koha

Zemaj akuzon VV-në për vdekjen e Astrit Deharit

21 Nëntor 2016 - 12:39      

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Legjislacion është karakterizuar me tensione të ashpra në mes deputetit të LDK-së Armend Zemaj dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu.

E gjithë përplasja mes Zemajt dhe Haxhiut ndodhi për shkak të deklaratave lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, transmeton kp.

Albulena Haxhiu ka drejtuar akuza tek institucionet e shtetit të cilat i fajëson për “vrasjen e Deharit” ndërsa Zemaj akuzoi VV-në se “e kanë shtyrë njeriun që të vrasë veten”.

Pas këtij debati të ashpër mes Zemajt dhe Haxhiut por edhe mes Haxhiut dhe Selvije Halimit të PDK-së, mbledhjen e kanë lëshuar të gjithë anëtarët e komisionit të partive politike.

Zemaj tha se është për të ardhur keq se si një rast i tillë i vdekjes përdoret për politikë.

“Mua më vjen keq pse e bëni dhe pse e keqpërdorni një diçka të tillë, fjala është për thirrje për prokurorin e Prokurorisë themelore Sylë Hoxha, mund të jetë nesër me emër tjetër. Interferimi në raste të veçanta është interferim në drejtësi, tha Zemaj.

Albulena Haxhiu, sipas kp-së, iu përgjigj: E keni kap shtetin e po më flet për ndërhyrje në drejtësi, po a e ke pa si zgjedhën prokurorët dhe gjyqtarët o zoti Zemaj...me telefon të Adem Grabovcit e Kadri Veselit zgjedhën prokurorët e gjyqtarët, ti po më thua ndërhyrje në drejtësi.

Zemaj i tha: Deputetë janë ata, ti shko thuaju deputetëve mos më thuaj mua, ndërsa Haxhiu ia ktheu : Jo edhe ty edhe të gjithëve, LDK bënë pjesë në kapjen e shtetit si PDK njëjtë.

A je ti në këtë shtet, të paskan kap edhe ty, po më vjen keq ..ti s’e lufton kërkon ti veç demagogji bën...shërbëtore e krimit je ti me këtë fjalor banal, e keni shty njeriun me e vra veten e tash bëni qysh të doni”.

Albulena Haxhiu pati debat edhe deputeten Selvije Halimi, ku i tha kësaj të fundit se kur e ka ftuar për ta nënshkruar peticionin për thirrje të seancës për Astrit Deharin, Halimi ka pranuar derisa ditë më parë e ka ndërruar mendjen për një gjë të tillë.

Halimi e pranoi një gjë të tillë duke thënë se e ka bërë me qëllim që siç u shpreh ajo “nuk kam dashtë të bëhet turp më i madh”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...