Haxhiu dhe Zemaj përplasen rreth vdekjes së Astrit Deharit

21 Nëntor 2016 - 11:52      

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj dhe ajo e PDK-së Selvie Halimi nuk janë pajtuar me deklaratën e koleges së tyre Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Legjislacion, ka folur për, siç e ka cilësuar ajo, “vrasjen e Astrit Deharit”.

Komisioni për Legjislacion është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve që të ftohet për raportim kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha dhe ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Gjatë debatit pati mospajtime mes Haxhiut dhe Zemajt ndërsa ky i fundit, transmeton kosovapress, tha se “vetë e keni shtyrë me u vra njeriu e tash kërkoni drejtësi”, duke dalë nga mbledhja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...