Vështirë në sigurimin e lejeve mjedisore

21 Nëntor 2016 - 11:44      

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht "Task Forca për Reformat e të bërit biznes", sot organizuan takimin koordinues me grupet punuese për reformat që ndërlidhen me raportin e bankës për të bërit biznes.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në fjalën e tij në këtë takim tha se përmirësimi i mjedisit afarist është prioritet i Qeverisë, dhe për këtë është ngritur Task Forca për reformat e të bërit biznes, ku janë shënuar disa përparime në mjedisin afarist.

Sipas tij, të gjitha sfidat duhet të adresohen Task Forcë duke eliminuar barrierat at biznesore.

Nga ana tjetër, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se edhe pse Kosova ka shënuar progres në raportin e të bërit biznes, vendi ynë nuk qëndron mirë në indikatorin për sigurimin e lejeve mjedisore. Për këtë dikaster është përgjegjëse ministria e Planifikimit Hapësinor, për të cilin indikator zëvendësministri i kësaj ministrie, Mendim Rugova, tha se sigurimi i lejeve mjedisore për biznese ka shënuar regres. Ministrja Bajrami që më pas kërkoi nga MMPH që të rrisin volumin e punës në këtë çështje me rëndësi, transmeton kp.

Ajo përmendi edhe mungesën e energjisë elektrike si mjaftë problematike, e cila gjë është shënuar edhe si e gjetur në raportin e të bërit biznes, i publikuar muaj më parë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...