Foto: Koha

Shtyhet diskutimi i buxhetit në Komisionin për buxhet dhe financa

21 Nëntor 2016 - 11:26      

Edhe sot është shtyrë debati për Projektligjin e buxhetit 2017 në Komisionin për Buxhet e Financa të Kuvendit të Kosovës, raporton Koha Ditore.

Kryetari i Komisionit, Naser Osmani, tha se shtyrja bëhet deri sa partneri i koalicionit ta artikulojë kërkesën edhe ta sjellë të shkruar lidhur me projektligjin për buxhet.

Në mbledhje ka munguar Safete Hadërgjonaj, anëtare e Komisionit nga radhët e PDK-së.

Opozita e ka braktisur mbledhjen.

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje the se nuk do të rrijë në mbledhje për shqyrtim të pikave të tjera nëse nga rendi i ditës është hequr buxheti.

Kjo është hera e katërt që shtyhet diskutimi për projektligjin për vitin 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...