Rama: Fitorja e Ilia Stefos, detyrim i madh për ne

21 Nëntor 2016 - 11:20      

Tiranë, 21 nëntor - Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi sot fituesin e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë Kolonjë, Ilia Stefo, kandidat i koalicionit të majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane.

“Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos. Superfitore+2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”, shkruan kryeministri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi mëngjesin e sotëm, se në përfundim të procesit të numërimit të votave në 36 qendrat e votimit, rezulton se kandidati i propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Ilia Stefo ka marrë 5136 vota (62.86%), ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Dritan Hajro ka marrë 3035 vota (37.14%).

Tabela Përmbledhëse e Rezultateve të Zgjedhjeve të ZAZ nr. 73, Kolonjë, për zgjedhjen e kryebashkiakut në këtë zonë, miratohet dhe shpallet me vendim nga KZAZ-ja nr. 73.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...