Foto: Koha / ilustrim

Krasniqi: KQZ në gjueti për parregullsi ligjore

21 Nëntor 2016 - 11:07      

Ish – kryeparlamentari dhe aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, përmes një opinioni ka akuzuar KQZ-në se në rastin e Drenasit po shkel Ligjin për Zgjedhjet.

Me shkeljet e një pas njëshme të nenit 118.5 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me shkeljen e Vendimit të PZAP-it nr. 91/2016, nga Institucioni i Pavarur për Zgjedhjet – KQZ-ja, e drejtuar nga një gjyqtare e Gjykatës Supreme, po konfirmohet botërisht gatishmëria për t’i thelluar të gjitha veprimet në drejtim të parregullsive në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, komunën ku nga zgjedhjet e kaluara janë mbi 250 komisionarë të dënuar me vendime gjyqësore.

Për ne si subjekte politike nuk ka rëndësi se kush do mbetet e kush do të tërhiqet nga gara zgjedhore, edhe pse as kjo nuk është e parëndësishme se çka i shtyn ata njerëz të tërhiqen në momentin e fundit?! Është presioni apo korrupsioni ai që po i “detyron” ata të tërhiqen nga vullneti i tyre?! Po, kjo është shqetësuese.

Për ne si subjekt politik dhe opinionin në përgjithësi, më shumë se shqetësuese duhet të jenë faktet se: Institucioni i Pavarur për organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja me lehtësi marramendëse, pa u skuqur fare e bënë shkeljen e Ligjit për Zgjedhjet. Dhe jo vetëm kaq, por i njëjti organ nuk e përfill as vendimin e Gjykatës (PZAP-it) e cila duhet të rishikoj, rregullsinë apo pa rregullsinë e vendimeve të KQZ-së! Në ketë rast KQZ-ja në vend që t’i nënshtrohej vendimit të organit kompetent, e merr rolin e Gjykatës Supreme duke e zhvlerësuar (me vota), vendimin e PZAP-it. Njerëzit përgjegjës në KQZ janë duke thënë: “Ligji dhe Maliqi jemi ne”!!! Nuk i përfillim vendimet e organeve kompetente.

Këto veprime, sigurisht që nuk janë të vetmet, janë të mjaftueshme për te fluturuar dikush nga aty dhe për te filluar një reformë e thellë në atë institucion të “pavarur”, përndryshe ai do të mbetet: Klubi i kriminalizuar për tjetërsimin e vazhdueshëm te vullnetit të qytetarëve dhe jo vetëm në këto zgjedhje.

Këto veprimet e fundit antiligjore te KQZ-së, do të duhej të ishin të mjaftueshme për një reagim të ashpër të institucioneve përgjegjëse dhe i gjithë mekanizmave të organizuar te shoqërisë sonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...