Prokuroria nis hetime për parregullsi në tenderin 20-milionësh të KEK-ut

21 Nëntor 2016 - 07:27      

Hetuesit e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë filluar hetimet për tenderin 20-milionësh të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për riparimin e shiritave magjistralë të qymyrit “TC Kosova B”, nën dyshimin se ka pasur parregullsi gjatë procedurave tenderuese.

KEK-u ende nuk e ka nënshkruar kontratën me konsorciumin boshnjak “ELCOM dhe ALTA”, të cilën e ka rekomanduar për kontratë, edhe pse ka marrë dritën jeshile nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ky i fundit i kishte dhënë të drejtën KEK-ut me gjithë ankesën që konsorciumi gjermano-kosovar “Fam & Ekoinvest” kishte bërë kundër vendimit të KEK-ut. Edhe pse ka konstatuar se ka pasur shkelje, OSHP-ja e autorizon KEK-un që të vazhdojë me procedurat të tjera tenderuese, duke vlerësuar se “devijimet nga kompania fituese janë të vogla”.

Fillimi i hetimeve nga Prokuroria Speciale është bërë pas një letre të hapur të kompanisë “Fam dhe Ekoinvest” drejtuar institucioneve relevante për shkeljet ligjore gjatë procesit të prokurimit të udhëhequr nga KEK-u e të vazhduara edhe nga OSHP-ja. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...