Situata politike e “papërshtatshme” për draftstatutin e Asociacionit

21 Nëntor 2016 - 07:07      

Arritja e marrëveshjes së telekomunikacionit me Serbinë i ka hapur rrugë rinisjes së angazhimeve rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës ka shprehur zotimin që posa ITU-ja zyrtarisht t’ia ndajë Kosovës kodin telefonik +383, do të fillojnë përgatitjet rreth draftimit të statutit, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria është përcaktuar të mos e anulojë dhe as të rinegociojë Marrëveshjen për parimet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën Gjykata Kushtetuese në të shtatë kapitujt e ujdisë kishte konstatuar të mos jenë tërësisht të përputhshme me Kushtetutën.

Juristë dhe njohës të rrethanave politike kanë paralajmëruar pasoja nëse në fuqi vazhdon të mbetet Marrëveshja e parimeve.

Zyrtarë të Qeverisë nuk kanë pranuar të flasin rreth angazhimeve për Asociacionin, pa u zyrtarizuar kodi telefonik i Kosovës. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i ka thënë gazetës se për Asociacionin do të flasin tek pas 15 dhjetorit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...