Ministria e Drejtësisë, në pritje të përgjigjes nga britanikët për hetim të pavarur për rastin Dehari

21 Nëntor 2016 - 06:49      

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë përgjigje nga Ambasada e Britanisë lidhur me kërkesën për të ftuar policinë metropolitane Scotland Yard që të hetojë vdekjen në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë i është dërguar Ambasadës më 14 nëntor, vetëm 4 ditë para se të publikoheshin rezultatet preliminare të Raportit të autopsisë së Deharit, në të cilën thuhet se ai vdiq nga “asfiksia mekanike e vetëshkaktuar”, shkruan sot Koha Ditore.

Ministrja Dhurata Hoxha nuk e kishte bërë fare publike këtë kërkesë, edhe pse publikisht kishte garantuar se po bën çdo gjë që është në dorën e saj për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ndihmuar në zbardhjen e rastit. Megjithëkëtë, përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë për gazetën se nuk është njoftuar nga askush se janë lejuar hetimet ndërkombëtare për rastin e siç e quan ai të “vrasjes” së Deharit.

Në Ministrinë e Drejtësisë e kanë pranuar se kanë dërguar kërkesën për hetim ndërkombëtar në Ambasadën e Britanisë, dhe se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga ana e saj.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana të paqarta, ku po mbahej në paraburgim prej 67 ditësh, si i dyshuar për terrorizëm. Ai së bashku me 5 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, dyshohen se më 4 gusht kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me “Zolë”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...