20 Nëntor 2016 - 21:41
Deputeti Lekaj, e ka titulluar reagimin e tij Qeveri lakmitare, por vetëm për të mbushur xhepat e vet, jo të qytetarëve.
“Për t’iu përgjigjur entuziazmit të kryeministrit, i cili para pak orësh, më shumë shfaqi trishtim, se sa gëzim për të ‘arriturat’ e Kosovës. I trishtuar, sepse është mëse i sigurt, se Kosova nuk qëndron mirë siç e përshkruan vetë kryeministri, e nuk është krejt lule, siç do të duhej të ishte, as në stadin e mundësive, s’po flas për atë çka dëshirojmë të gjithë, ne dhe qytetarët”, ka thënë Lekaj.
Për të qenë më i qartë, ka thënë Lekaj, faktet nga organizatat e shumta e me renome, Kosovën e përshkruajnë si një vend jo stabil, në kuptimin makroekonomik e politik, po ashtu si një vend që është ende shumë i varur nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga diaspora e vet, sa i përket aspektit ekonomik të saj.
“Remitancat nga diaspora, të vendosur kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe vendet nordike, vlerësohet të përbëjnë rreth 20% të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto v.j.) dhe të llogarive ndërkombëtare, donacionet për rreth 15% të PBB-së. Realiteti është ende më i ashpër dhe jo miqësor me Kosovën, kur e shohim se, qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në Evropë me një PBB për frymë (PPP) prej rreth 5,000 dollarë në vit, një papunësi prej rreth 40% dhe një normë papunësia e të rinjve afër 60%, në një vend ku mosha mesatare është 26, ku ekonomia informale është shumë evidente. Niveli i lartë i korrupsionit, zbatimi jo korrekt i kontratave dhe furnizimi me energji elektrike i paqëndrueshëm, kanë dekurajuar investitorët e
Mundshëm”, ka thënë Lekaj.
“Kështu që, kryeministër, bëhu i sinqertë, më mirë se sa cinik, e pranoje se, kriza ekonomike në Kosovë po thellohet edhe më shumë, kjo për shkak të mungesës së zbatimit të një politike ekonomike të mirëfilltë. Pra, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga ju, nuk ka strategji, nuk ka vizon e as fuqi për zhvillimin e Kosovës. Mos e mashtro veten, se ne nuk mashtrohemi nga dy miliardëshi yt fantom dhe nga 300 mijë vendet e punës që kurrë as ia filluat me përmbushë premtimin”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...